Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shtrëngim masash në prag të festave? Manastirliu: Kemi të gjitha arsyet për të qenë shumë të shqetësuar

Shtrëngim masash në prag të festave? Manastirliu: Kemi të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për situatën e pandemisë në vend, ku ngriti si shqetësim qarkullimin e variantit Omicron. Ky i fundit nuk është identifikuar ende në Shqipëri. Ajo solli në vëmendje vendet europiane që janë futur në bllokim në prag të festave.

Manastirliu u shpreh se në këtë periudhë pritet rritje e shifrave, ndërsa shtoi se ekspertët po vlerësojnë situatën dhe masat që nevojiten. Me këtë deklaratë, ministrja paralajmëroi shtrëngim të masave në prag të festave të fundvitit.

Megjithatë mbetet për t'u parë nëse do të ketë një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe masa të reja shtesa. Manastirliu theksoi se ekspertët kanë vendosur që duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratën publike dhe supermarkete, qendra tregtare do të duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, të shërimit apo testin antigenit çdo pesë ditë.

"Me Omicron ne qarkullim, kemi te gjitha arsyet për të qenë shumë të shqetësuar, por në të njejtën kohë për të shmangur çdo panik. Ka ende të panjohura mbi severitetin e sëmundjes, pra sa rëndë preket popullata nga ky variant i ri, por ajo çfarë shqetëson është shpejtësia e përhapjes së tij.

Mos harrojmë që Europa po shton masat përforcuese. Hollanda vendosi të mbyllë shërbimet jo esenciale deri në 14 Janar, Franca anulloi festimet për periudhën e festave, Gjermania po vendos masa të reja dhe vende si Austria janë po kështu nën masa të kufizuara sa i përket aksesit të shërbimeve nga të pavaksinuarit.

Nuk bëhet shaka me shëndetin, dhe nuk vihen në rrezik shëndeti për asnjë arsye. Jemi para periudhës së festave kur padyshim presim te rriten shkëmbimet, ndërveprimet dhe është një situatë delikate për ecurinë e epidemisë në vend.

Ndaj ekspertët tanë po vlerësojnë me shumë vëmendje situatën, për masat që do të nevojiten, të palëkundur nga misioni i punës sonë të përditshme, që është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Ashtu siç ka vendosur Komiteti eksperteve duke filluar nga 4 Janari të gjithë punonjësit në administratën publike dhe punonjësit në supermarkete, qendra tregtare do të duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, të shërimit apo testin antigenit çdo 5 ditë për ata të pavaksinuar", tha Manastriliu.

Të fundit