Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me ne", Rama: Është e drejtë e tyre, llumi i politikës është derdhur në shpifje

"Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Greqisë për t'u zgjeruar në detin Jon me 12 milje. Përmes disa postimeve në Twitter, Rama thotë se ky zgjerim nuk ka lidhje me kufirin detar me Shqipërinë.

Ai shprehet se kjo e drejtë e shtetit helen do ushtrohet aty ku ka mundësi, ndërsa shton se kufiri me Shqipërinë do të vendoset nga Gjykata e Hagës.

Kryeministri Rama i ka konsideruar si 'llum nacional-folklorik' të gjitha reagimet që kanë ardhur pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Sipas Ramës, në kohën që po jetojmë nuk mund të “shitet” e “blihet” det e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë.

"Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me

 

"Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me

Të fundit