Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shtyhet sërish seanca për Vangjush Dakon

Shtyhet sërish seanca për Vangjush Dakon

Është shtyrë sërish seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 prill.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është nën akuzë për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se katër ditë më parë, Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e arrestit shtëpiak për Vangjush Dakon. SPAK kërkoi rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit ndërsa gjykata e liroi pasi përfunduan afatet e paraburgimit.

Ai u arrestua qershorin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dako u lirua nga qelia në shkurt me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për të. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati dhe shpërdorim të fondeve publike për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Të fundit