Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shuarja e zjarreve, Peleshi: Ushtarët ecin në këmbë, lopata do marrin, s’kemi leverdi të investojmë në helikopter

Shuarja e zjarreve, Peleshi: Ushtarët ecin në këmbë, lopata

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me kapacitetet e flotës detare dhe ajrore të emergjencave civile.

Peleshi u shpreh se në kushtet kur kemi të bëjmë me një zjarr masiv, ushtarët normalisht do të mbërrijnë në vatër me kllapat xheniere. Teksa foli për kapacitetin e forcave ajrore, Peleshi përjashtoi mundësinë e blerjes së një helikopteri për t’i ardhur në ndihmë shuarjes së zjarrit.

“Shqipëria s’ka leverdi të investojë një helikopter për shuarjen e zjarreve”, tha Peleshi. Por kujtojmë se për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit disa javë më parë, ushtrisë sonë nuk i mjaftuan kapacitetet, por u kërkua ndërhyrja e një helikopteri nga Greqia çka bëri të mundur neutralizimin e flakëve.

“Problemi, ose çështja nis nga reagimi i pushtetit vendor, i kryeplakut të fshatit, që aty duhet ta kërkojmë përgjegjësinë. Ne jemi hallka e fundit. Kur zjarri merr përmasa të mëdha, është ndërhyrja me trupa. ushtarët tanë në Sazan bënin 4-5 orë rrugë në këmbë. Ça mund të mbërrinin më shumë se me një lopatë xheniere?! Ka ndërhyrë një anije e forcë detare në Sazan. U aktivizuan 280 trupa, tokësore dhe detare. Më pas na erdhi mbështetja civile nga Greqia. Se kam natyrën që ju iki përgjegjësve. Duhet të kemi bashkëpunime, pasi kur vjen puna për emergjencën, ti duhet të shtrish dorën. Ne nuk kemi helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Këtë fakt e di publiku. Pse nuk kemi? Këtë mund ta diskutojmë. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen e avionëve, është treg i vogël”, u shpreh Peleshi.

 

Të fundit