Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shuhet zjarri në Karaburun, Peleshi nxjerr videon: Moment frymëmarrjeje, sfida vazhdon

Shuhet zjarri në Karaburun, Peleshi nxjerr videon: Moment

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit.

Ai shton se pas dy javësh pune dhe sakrificash është bërë e mundur shpëtimi i Parkut të Llogarasë, i cili rrezikohej nga zjarri në Karaburun.

Peleshi thotë se rreziku nuk është zhdukur, por duke e cilësuar ditën e sotme si një moment frymëmarrjeje, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që "luftuan" me flakët.

Ministri thotë se sfida vazhdon, pasi ka ende vatra aktive në vend. Kujtojmë se zjarret në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës vazhdojnë dhe herë pas herë shfaqin rrezikshmëri.

Të fundit