Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shumë shpejt nis vaksinimi i punonjëseve të fasonerisë, Rama jep detaje

Shumë shpejt nis vaksinimi i punonjëseve të fasonerisë, Rama
Foto ilustruese

Shumë shpejt do të nisë vaksinimi i punonjëseve të fasonerive. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër.

Ai tha se vaksinimi i tyre do të nisë, sapo të përfundojë ai i të moshuarëve mbi 70-vjeç. Kryeministri shtoi se vetëm gratë dhe vajzat do të imunizohen, ndërsa tha se punonjësit meshkuj do të vaksinohen më vonë.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Ai u premtoi punonjësve të fasonerive rritjen e pagës minimale, ndërsa i pyeti lidhur me pagesën mujore dhe kushtet e punës.

Të fundit