Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si kontribuoi Ermonela Felaj në ligjet që i hapën rrugë transferimeve të familjareve të saj në Prokurori

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, njëkohësisht zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, rezulton të ketë kontribuar me propozimin e saj për ndryshimet ligjore në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që sollën tkurrje të përcaktimeve të mëparshme lidhur me kategorizimin e rrethit të ngushtë të familjarëve në kuadër të papajtueshmërisë ambientale, nga për rrjedhojë motrës dhe kunatës së saj iu hap rruga t’u bashkoheshin dy familjarëve të tjerë në Prokurorinë e Tiranës, duke e çuar në katër numrin e anëtarëve të familjes Felaj në këtë institucion.
Më 3 Korrik 2023, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi përpara Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me aktivitetet e institucionit që drejton. Gjatë këtij raportimi, z. Balla u përball me pyetjet e deputetëve të opozitës lidhur me transferimin e prokuroreve Alma dhe Eranda Felaj, të afërmit e deputetes së Partisë Socialiste,. Ermonela Felaj, apranë Prokurorisë së Tiranës. Kjo vendimmarrje ka rezultuar në përfshirjen e katër anëtarëve të familjes Felaj në organin e akuzës së kryeqytetit. Në të njëjtën ditë, Këshilli pranoi me shumicë votash (gjashtë pro dhe tre kundër) transferimin e prokurores Eranda Felaj nga Prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës. Ky vendim u mor pas aplikimit të saj për të mbushur një nga pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës.
Më herët, më 29 Maj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte miratuar zhvendosjen në Tiranë të prokurores Alma Felaj, e cila është bashkëshortja e vëllait të deputetes Ermonela Felaj, Armando Felaj, i cili vepron si oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë që prej Majit të vitit 2019. Anëtari i katërt i familjes Felaj që është pjesë e Prokurorisë së Tiranës është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, prokurori Bledar Valikaj. Ai ishte anëtari i parë i familjes që arriti një pozicion në këtë institucion.
Në muajin mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë që kishte pak kohë që ishte konstituar, votoi emërimin si prokuror të Valikajt në Tiranë, pa këtë të fundit ti ishte nënshtruar procesit të vlerësimit kalimtar, vetting-ut. Valikaj, i cili kishte punuar më parë si oficer i Policisë Gjyqësore, e fitoi statusin e magjistratit bazuar në një vendim gjykate të formës së prerë të vitit 2019, që rrëzoi si të pabazuar refuzimin nga ish-Presidenti i Republikës, të propozimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për emërimin e tij si prokuror. Dy transferimet e fundit të anëtareve të familjes Felaj krijuan shqetësime tek disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, disa prej të cilëve ngritën pikëpyetje lidhur me konfliktin e interesit, papajtueshmërinë ambjentale, fenomenin e nepotizmit dhe cënimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë për këtë rast.
Megjithatë, kryetari i këtij Këshilli, Alfred Balla e la topin në në fushën e Kuvendit, gjatë raportimit të tij pranë këtij institucioni. “Ne nuk i lidhim emrat dhe mbiemrat e prokurorëve me deputetë, disa i dimë dhe disa nuk i dimë kush i kanë lidhjet apo si i kanë me deputetët. Por neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale, duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykatës Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit meqënëse e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie, kunat, mote, vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës, ka qenë një koicidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë. Nëse ju që keni miratuar një ligj të ri në 2019 i cili vjen pas Reformës në Drejtësi dhe mendoni se duhet ndryshuar, mund ta ndryshoni jeni të lirë, jemi dakord. Ne e kemi pasur këtë shqetësim, në Komisionin e Karrierës është diskutuar kjo gjë”, i’u përgjigj Balla deputetëve që e pyetën për këto transferime.
Prokuroria e Tiranës, për shkak të cilësisë, sasisë dhe kompleksitetit të çështjeve, konsiderohet nga prokurorët si një institucion i zhvillimit të karrierës, megjithëse ka të njëjtin juridiksion si prokuroritë e tjera të rretheve.
Hapja e rrugës me ligj
Në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pjesë e paketës ligjore të miratuar në vitin 2016 në kuadër të Reformës në Drejtësi, përcaktoheshin edhe kriteret lidhur me “Papajtueshmërinë Ambientale”, konkretisht ato që kategorizonin lidhjet e ngushta familjare. Ky kategorizim referohej në Kodin e Procedurës Civile. “Këshillat marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale që krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose persona të tjerë në lidhje të ngushtë nga gjaku ose me ligj, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile”, citohej në pikën 1 të nenit 8 të këtij ligji, lidhur me papajtueshmërinë ambientale.
Në Kodin e Procedurës Civile lidhjet e ngushta nga gjaku ose me ligj përcaktohen në nenin 72, lidhur me rastet e përjashtimit të gjyqtarit. Aty referohen si lidhje të ngushta familjare kur vetë gjyqtari apo bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallën e dytë, ose kur është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose mbrojtësit. Por, në vitin 2019, ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, pësoi disa ndryshime, mes tyre edhe lidhur me përcaktimet e papajtueshmërisë ambientale. Gjithçka nisi me kontestimin pranë Gjykatës Kushtetuese të disa prej përcaktimeve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, nga ana e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga gjyqtari Erjon Bani dhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me përfaqësues gjyqtarin Gerd Hoxha dhe ish-gjyqtarin Luan Hasneziri, ky i fundit i shkarkuar nga vetting-u i magjistratëve.
Mes të tjerash, ata e cilësuan si antikushtetues nenin 8 për “Papajtueshmërinë Ambientale”, me argumentin se cënon, ndër të tjera, edhe të drejtën për punë. Kërkimi për shfuqizimin e nenit për “Papajtueshmërinë ambientale” u gjet i drejtë nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit, në vendimin nr.34 të vitit 2017, gjeti si “…ligjvënësi, duke e lidhur ushtrimin e funksionit të magjistratit në një gjykatë të caktuar (seksion apo edhe juridiksion), ndër të tjera, edhe me vlerësimin e kriterit shtesë ‘papajtueshmëri ambientale’, të përcaktuar në nenin 8, vendos një kufizim për karrierën e gjyqtarëve, të cilët, si rezultat i situatave ndaluese për shkak të lidhjeve të gjakut edhe për shkak të ligjit, transferohen, masë kjo që mund të jetë e përkohshme ose e përhershme, apo edhe kundër pëlqimit të tyre”.
Gjykata ka vlerësuar se karriera, si pjesë integrale e garancive që burojnë nga neni 138 i Kushtetutës, paga dhe përfitimet, është në funksion të garantimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimi i tyre krijon njëkohësisht besimin te publiku për sa i përket pavarësisë, integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Sipas Gjykatës Kushtetuese, kufizimi i karrierës së magjistratit nga ligjvënësi, tej urdhërimit të nenit 143 të Kushtetutës, nëpërmjet parashikimit të kriterit ndalues të “papajtueshmërisë ambientale”, nuk është në përputhje me qëllimin që kërkohet të arrihet. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë gjykim, e kundërshtoi atëherë ndryshimin e nenit 8 lidhur me “papajtueshmërinë ambientale”, duke argumentuar se parashikimi ligjor nuk përbën kufizim të së drejtës për të ushtruar profesionin, por ka të bëjë me vendin ku ushtrohet detyra, si dhe është një garanci në dhënien e drejtësisë për qytetarët, duke marrë në konsideratë parimin e proporcionalitetit. Por, Giykata Kushtetuese e çmoi si të pabazuar prapësimin e Kuvendit dhe vendosi përfundimisht shfuqizimin e nenit 8 si antikushtetues.
Dy vjet më vonë, në 2019-ën, deputetë të Kuvedit të Shqipërisë propozuan ndryshimet ligjore për ngushtimin e rrethit të përcaktimeve për lidhjet e ngushta familjare. Në një relacion të firmosur nga gjashtë deputetë të Kuvendit, në cilësinë e propozuesve të shtesave dhe ndryshimeve ligjore në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që INA MEDIA disponon, figuron dhe nënshkrimi i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Pesë deputetët e tjerë propozues që kanë nënshkruar relacionin janë Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe i ndjeri Bashkim Fino, të tre deputetë të Partisë Socialiste dhe deputetët demokratë, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.
Megjithëse në relacion thuhet se qëllimi i dispozitës së riformuluar dhe propozuar është që këshillat të shmangin papërputhshmërinë ambientale sa më shumë të jetë e mundur kur të vendosin për hapat e karrierës së magjistratëve, këto ndryshime ligjore u bënë çelësi për të hapur derën e Prokurorisë së Tiranës për prokuroret Alma dhe Eranda Felaj, familjaret e deputetes propozuese të këtij ndryshimi ligjor, Ermonela Felaj. “Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë”, citohet në nenin e ndryshuar me ligjin nr.48/2019, duke e tkurrur kështu rrethin e familjarëve të ngushtë në kuadër të papajtueshmërisë ambientale dhe duke përjashtuar ata për shkak të krushqisë apo ligjit. Ky ndryshim, ndryshe nga qëllimi i përmendur, mundëson zgjerimin e rrethit nepotik në institucionet e drejtësisë.
Në votimin e këtyre shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv në Republikën e Shqipërisë” më datë 18 korrik 2019 kanë marrë pjesë 109 deputetë nga të cilët kanë votuar 108. Ndryshimet dhe shtesat e këtij ligji kaluan me 106 vota pro. Për këto ndryshime ligjore votuan pro mes të tjerëve dhe katër deputetët socialistë propozues, Ermonela Felaj, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe i ndjeri Bashkim Fino. Pro ka votuar dhe deputeti demokrat Myslim Murrizi, ndërsa Rudina Hajdari nuk ka qenë e pranishme.
E pyetur nga INA MEDIA lidhur me kontributin e saj në propozimin e ndryshimeve ligjore që i hapën rrugë familjareve të saj në Prokurorinë e Tiranës, deputetja socialiste Ermonela Felaj nuk ktheu përgjigje. Po ashtu, nuk kthyen përgjigje deputetët socialistë, Alekt Hyseni dhe Adnor Shameti. Ish-Deputetja Hajdari, megjithëse një prej nënshkruesve të projektligjit dhe relacionit në fjalë, u shpreh se mesa mbante mend, kishin bërë propozime lidhur me plotësimin e paketës së reformës në drejtësi. Por, sipas saj, asnjë nga propozimet nuk ka pasur lidhje me ndryshime të nstyrës së zgjerimit të rretit nepotik.
Ndërkohë, Murrizi deklaroi se parimisht i qëndronte propozimit të tij për ndryshimet ligjore. “Në demokraci nuk mund të bëhet si në komunizëm kur njëri arrestohej dhe internohej gjithë fisi”, thotë ai. Megjithatë, Murrizi duke iu referuar Kodit të Familjes, vlerëson se në rastin e emërimeve të familjes Felaj, ata janë brenda rrethit familjar, pasi bëhet fjalë për bashkëshortin, motrën, vëllain dhe bashkëshorten e këtij të fundit. “Është deformuar fryma e ligjit sepse të gjithë të emëruarit në prokurorinë e Tiranës janë familjarët e znj. Felaj, siç e parashikon ligji dhe jo kushërinj apo farefis i saj”, shprehet Murrizi dhe shton se ky fenomen është i përhapur në gjithë sistemin e drejtësisë. Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi e cilësoi këtë situatë si rastin tipik kur një familje kontrollon strukturën.
“Rasti i fundit ku mpleksen edhe vendimarrjet politike, do të thotë vendimarrje të realizuara në Parlament, por edhe vendimarrje pastaj në strukturat e drejtësisë, krijon një problematikë tjetër. Nëse deputetët e kanë ushtruar funksionin e tyre dhe kanë miratuar dispozitat përkatëse në funksion të interesave të tyre dhe familjarëve dhe personale, apo nëse parlamenti ka ndjekur praktikisht një rol të pavarur dhe me integritet në Reformën në Drejtësi”, u shpreh Krasniqi dhe shtoi se ka disa raste kur deputetët janë akuzuar se kanë ushtruar të drejtën e tyre ligjore në funksion të axhendave personale. Sipas Krasniqit, janë të paktën 14 raste kur deputetët kanë deklaruar konfliktin e interesit dhe janë tërhequr nga votimet, ndërsa bënë përjashtim rasti i zonjës Felaj. “Edhe në rastin e emërimeve në drejtësi, edhe në rastin e incineratorëve, akuzat ndaj saj për konflikt interesi nuk janë marrë në konsideratë nga Parlamenti, as nga deputetja, nuk janë pjesë e raportimit në regjistrin e konfliktit të interesit dhe janë raste tipike ku zyrtarët praktikisht e ushtrojnë pushtetin në mënyrë të pakontrolluar”, vlerëson Krasniqi dhe thekson se një nga qëllimet e Reformës në Drejtësi ishte kthimi i besimit tek publiku, pasi më parë ishte kthyer në një sistem korporativ përqëndrimi pushteti.
INA MEDIA iu drejtua Kuvendit me kërkesë për informacion, ku ndër të tjera iu kërkua që të vendoste në dispozicion edhe procesverbalet e shtatë mbledhjeve të Këshillit për Legjislacionin, që kanë shqyrtar propozimet e ndryshme për ndryshimet ligjore në fjalë. Në përgjigjen e kthyer nga ky i fundit, mungojnë procesverbalet e mbledhjeve të datave 14 maj 2019 dhe 28 qershor 2019. Te pyetur për arsyen e mungesës së këtyre dy procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit vetëm ditë përpara dorëzimit të projektligjit në Parlament, zyra e komunikimit e Kuvendit të Shqipërisë, nuk i dha një përgjigje.
Mungesa e këtyre procesverbaleve ngre pikëpyetje mbi çfarë është diskutuar në dy mbledhjet e Këshillit për Legjislacionin, ku janë shqyrtuar dhe propozimet e firmosura nga deputetja Felaj, si dhe mbi transparencën e Kuvendit në vendimmarrje. Anëtari i Këshillit për Legjislacionin, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nëse në relacionin e projektligjit referohen këto mbledhje, atëherë me siguri janë zhvilluar. “Nëse jo, atëherë një organ tjetër duhet t’i ketë shqyrtuar ato projektligje. Nëse rezulton që as njëri e as tjetri, atëherë do të ishte antikushtetueshmëri flagrante”, u shpreh Aklibeaj duke vërejtur se në asnjë rast të mundshëm nuk do të kishte mirtim të ligjeve pa u shqyrtuar në komisione apo këshilla.
“Ka shumë pak gjasë që relacioni të ketë lajthitje”, përfundon ai. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, procesverbalet e kërkuara nuk janë vënë në dispozicion.
Ky artikull u botua pranë “Investigative Network Albania”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38