Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata me Covid-19/ Rama nuk përjashton ashpërsimin e masave, kritika ndaj politikanëve që thyejnë kufizimet

Situata me Covid-19/ Rama nuk përjashton ashpërsimin e masave, kritika
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu në një konferencë të përbashkët folën për situatën e përkeqësuar të koronavirusit. Rama nuk përjashtoi as mundësinë e ashpërsimit të masave, nëse shifrat vijojnë të rriten, sikurse ka ndodhru ditët e fundit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe jo vetëm, që të respektojnë kufizimet aktuale, në mënyrë që të shmanget një përkeqësim i situatës. Rama shtoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësoje nëse do të ketë ashpërsim të masave anti-Covid.

Ai u ndal edhe te vaksina, ndërsa tha se nga mezi i këtij muaji Pfizer do të nisë me shpërndarjen e tyre.

“Ne jemi shumë të motivuar që të bëjmë gjithçka si duhet që mos kthehemi te masat e forta kufizuese. Por duhet dhe motivim nga gjithsecili. Ajo që po konsiderohet kudo si tjetër valë dhe që u vu re me numra që u rritën me ritme dramatike në vendet e evropës po reflektohet edhe këtu.

Masat që janë në fuqi në këndvështrim të ekspertëve funksionojnë, por duhen zbatuar siç duhen. Në javët e fundit vihet re një rënie e angazhimit të qytetarëve, duke filluar nga vendosja e maskës, vazhduar me rregullat e vendosura për njësitë tregtarë dhe me lokalet apo qoftë edhe nga politikanët. Me këta dua ta bëj të qartë edhe me ata që janë pjesë e partisë që unë drejtoj të cilët shkelin rregullat që mblidhen nëpër salla dhe dhoma.

Kjo është e papërgjegjshme dhe justifikueshme. Nëse nuk veprojmë tani, atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet dhe barra mbi sistemin shëndetësor rrezikon të rëndohet. Jemi të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik, por nga ana tjetër kemi detyrimin të bëjmë më shumë sesa të tjerët.

Siç iu kam informuar është konfirmuar që Pfizer do të nisë lëvrimin e vaksinave nga mezi i shkurtit. Koha kur vaksina të këpus zinxhirin është ende larg”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit