Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata me zjarret, Peleshi: Vijon puna në Karaburun, Mallakastër; s’ka kërcënime për jetën

Situata me zjarret, Peleshi: Vijon puna në Karaburun, Mallakastër;

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar operacionet ku aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se vijon puna për neutralizimin e vatrave në disa zona të vendit si: Karaburuni, Mallakastra, Lezha e Tropoja. Vatrat e zjarrit në këto zona momentalisht nuk rrezikojnë banesat apo jetët e njerëzve.

“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, shkruan Peleshi.

 

Të fundit