Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata në PD, Rama thirrje demokratëve: Varu teneqet Bashës dhe Berishës, ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë

Situata në PD, Rama thirrje demokratëve: Varu teneqet Bashës dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën dhe situatën në PD. Ndryshe nga më herët, ku dha një mesash "të koduar", këtë herë Rama ka bërë një postim më të zgjeruar.

Ai i ka quajtur kufoma politike Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, ndërsa vë theksin dhe te akuzat që ata i kanë lëshuar njëri-tjetrit se i shërbejnë Ramës.

Në këto kushte kryeministri iu ka bërë një thirrje demokratëve, ndërsa iu kërkon që të lënë mënjanë Bashën dhe Berishën: Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur.Asgjë s'më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet!

Të fundit