Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata në PD, reagon Rama: Kanë hyrë në një vorbull marrëzie bravash, kinse po duan kush të luftojë më fort regjimin

Situata në PD, reagon Rama: Kanë hyrë në një vorbull

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e tensionuar brenda Partisë Demokratike.

Në një postim në twitter, Rama e konsideron debatin në PD një vorbull marrëzie qesharake bravash kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, apo korrupsionin.

S'kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!”, shkruan Rama.

Situata në PD, reagon Rama: Kanë hyrë në një vorbull

Po ashtu, Rama njofton se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s'kanë ç'humbin më ne s'kemi kohë për të humbur!”, shkruan Rama.

Kryeministri shton po ashtu se është i inkurajuar edhe nga sinjalet e par që po jep drejtësia e re.

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s'duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!“, shkruan Rama.

 

Të fundit