Flash News

Ditari i Maxhorancës

S’ka pankarta në fushatë, Rama letër kryebashkiakëve: Do t’iu dhurojmë pemë

S’ka pankarta në fushatë, Rama letër kryebashkiakëve:

Partia Socialiste do të zhvillojë një fushatë pa pankarta. Kryetari i partisë, Edi Rama e ka njoftuar këtë një letër drejtuar kryebashkiakëve të vendit.

Në letrën drejtuar kryebashkiakëve, Rama shkruan se PS nuk do të bëjë një fushatë për të ndotur e për të propaganduar, por një fushatë ku shpenzimet do të shkojnë për të mbjellë pemë.

Qeveria do t’i dhurojë çdo bashkie pemë, ndërsa qeverisjet vendore duhet të caktojnë hapësirat se ku do të mbillen.

Rama e njoftoi disa ditë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjinkuri tha po ashtu se PS nuk do të zhvillojë tubime të mëdha në fushatën zgjehdore, por takime të vogla pa shumë zhurmë. Siç duket, socialistët kanë vendour të tregohen ‘modestë’ dhe ‘kursimtarë’.

S’ka pankarta në fushatë, Rama letër kryebashkiakëve:

Të fundit