Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S'kam bërë mrekullira", Kodheli flet për herë të fundit në Kuvend: Shpresoj të shihemi së shpejti me punë të mira

"S'kam bërë mrekullira", Kodheli flet për

Këtë të enjte, deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka folur për herë të fundit në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të fitonte mandatin për të qenë pjesë e parlamentit në legjislaturën e ardhshme.

Gjatë fjalës së lamtumirës, Kodheli deklaroi se nuk ka bërë mrekullira si deputet, por misioni dhe angazhimi i saj ka qenë maksimal. Ajo falenderoi kolegët, socialistët, qytetarët e thejshtë, si dhe kryeministrin Edi Ramën të cilit i shprehu mirënjohje, si bashkëpuntor, lider dhe mik, si dhe për mundësinë që i ka dhënë për të përfaqësuar atdheun.

Ligjvënësja shqiptare theksoi se Shqipëria ndodhet para momenteve të rëndësishme, prandaj punët duhen bërë pa egoizëm personal. Në përfundim të fjalës së saj, Kodheli tha "shpresoj të shihemi së shpejti, duke bërë punë të mira”, pa specifikuar angazhimin e ri pas daljes nga Parlamenti.

"Do dal pak nga diskutimi. Të nderuar kolegë, kur e pyetën presidenten e parë të parlamentit të Italisë, çdo të thotë të bësh politikë, ajo u përgjigj të dëgjosh arsyetimin e të tjerëve. Nuk e di sa e kemi bërë, por di që edhe nëse e kemi bërë, nuk e kemi bërë mjaftueshëm.

Nuk është e vetmja gjë që mund e duhet të bënim më mirë. Në këtë sallë është konsumuar retorikë politike totalisht e panevojshme ,fjalë fyese, janë thënë të paqena dhe janë bërë veprime që nuk i shkojnë për shtat as qytetarit më të thjeshtë, aq më pak një përfaqësuesi të tij. Kjo është bërë thuajse gjithmonë në emër të ppopullit. Por ndërkaq ka patur debate konstruktive, janë bërë ligje e reforma të vlefshme, janë pritur e përcjellë miq të Shqipërisë dhe shumë e shumë punë të mira.

Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është koha qëi  rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respekt e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën.

Kolegë, më lejoni që pa dashur të bie në patetizëm të bëj disa falënderime. Faleminderit Gramoz Ruci për lidershipin në politikë, por edhe leksionin e madh që dite të japësh së fundmi. Faleminderit kolegë socialist të të gjitha legjislaturave, por në mënyrë të veçantë kolege gra. Faleminderit të gjithë atyre kolegëve të ngjyrave të ndryshme politike, me të cilët kam dhënë opinione, kam bërë debate, i kam dhe më kanë vlerësuar për cilësinë dhe pasionin për profesionin e fituar në 20 vitet e fundit.

Faleminderit të gjithë socialistëve nga Bjeshkët e Namuna deri në Finiq. Faleminderit të rinjve që te unë kanë parë një model, apo shoqe bashkëmoshatare. Faleminderit grave, mbështetja ime politike.

Një ndjesë të madhe të njohurve dhe të panjohurve, të cilëve nuk kam mundur tu përgjigjem siç do kisha dashur, pavarësisht përpjekjes shpeshherë dhe jashtë mundësive të mia. Nuk kam bërë mrekullira, por misioni dhe angazhimi im ka qenë maksimal. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, faleminderit Edi Rama, për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik dhe lider.

Faleminderit për besimin dhe mundësinë që më ke dhënë dhe më jep për të përfaqësuar atdheun. Dy fjalë për të ardhmen për të cilën duhet të kemi besim. Një mik i vyer shkruan se dashuria për atdheun nuk ka nevojë për arsye, ndaj miq të vjetër e të rinj ju ftoj ta duam vendin pa pasur nevojë të kërkojmë arsye.

Shqipëria ndodhet para një prej momenteve të saj më të rëndësishme, ndaj çdo punë e bërë mirë me modesti dhe pa egoizëm personal i bën mirë të ardhmes. Shpresoj të shihemi së shpejti, duke bërë punë të mira, për të mirën e përbashkët." - tha Kodheli.

Të fundit