Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandal/ PD denoncon kandidaten e PS: Shkelje të dyfishtë të ligjit zgjedhor, SPAK të reagojë

Skandal/ PD denoncon kandidaten e PS: Shkelje të dyfishtë të

PD denoncoi kandidaten e PS Kiduina Zaka se ka kryer shkelje të dyfishtë të ligjit zgjedhor.  

Sipas PD, ajo shkeli periudhën e heshtjes zgjedhore duke përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

"Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka konsumoi sot dy shkelje flagrante të ligjit, për të cilat organet ligjzbatuese do të duhet të reagojnë menjëherë.

Përvecse gënjeu në cdo fjalë që thoshte, pasi komisionerët e Partisë Demokratike janë garantët e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kiduina Zaka shkeli periudhën e heshtjes zgjedhore (neni 77 i Kodit Zgjedhor), duke përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në shkelje flagrante të nenit 91 të Kodit Zgjedhor", denoncon PD. 

Të fundit