Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali me pagat, Balla: Ishte një përpjekje për destabilizim, por këto kanë ndodhur edhe në SHBA

Skandali me pagat, Balla: Ishte një përpjekje për destabilizim,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar një përpjekje për destabilizim skandalin me pagat dhe të dhënat të tjera personale të mijëra shqiptarëve.

Në një prononcim për mediat nga Fieri, Balla tha se ky skandal ka futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin, ndërsa shtoi se është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik këto raporte.

Është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Këto të dhëna kanë futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE, është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i KE për çështjen e të dhënave personale, sepse është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim që Shqipëria që do të negociojë me BE.

Biem dakord të gjithë, ishte një përpjekje për të destabilizuar. Ashtu siç bëri kryeministri edhe unë doja t’i shprehja ndjesën atyre që ka prekur kjo problematikë. Por këto kanë ndodhur në SHBA, me të dhëna shumë më konfidenciale, kujtoj këtu Uikiliksi e famshëm”, tha Balla.

 

Të fundit