Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali me pagat e qytetarëve/ Rama: Qëllim për të nxitur destabilitet, mund të ketë edhe të tjera nga "Foltoret"

Skandali me pagat e qytetarëve/ Rama: Qëllim për të nxitur

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë pas publikimit të skandalit, ku të dhënat e qytetarëve si paga, vendi i punës apo ato personale u shpërndanë në rrjet.

Rama i kërkoi prokurorisë të hetojë, duke nisur nga inspektorët e tatimeve apo ish-zyrtarët që kanë pasur akses në të dhëna.Sipas kryeministrit, nxjerrja e të dhënave synon të krijojë konfuzion dhe të nxisë destabilitet. Ai tha se ky është një rast që mund të ndodhë sërish, Rama hodhi akuza nga aksionit politik të nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

"I kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre privat dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Dëshiroj  të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar dhe krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para, duke pasur parasysh edhe në deklaratat të bëra nga Foltoret e Kuvendeve të anti-kuvendeve mund të mos jetë e fundit. Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës. Ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që janë larguar në këtë sistem”, tha Rama.

Të fundit