Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali me pagat, qeveria nënshkruan marrëveshje për sigurinë kibernetike

Skandali me pagat, qeveria nënshkruan marrëveshje për

Qeveria shqiptare nënshkruan një marrëveshje me kompaninë ndërkombëtare ‘Jones International’ disa ditë pas skandalit të publikimit të listës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë.

Kjo marrëveshje e firmosur ka të bëjë me forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë,

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Të fundit