Flash News


Ditari i Maxhorancës

Skandali te Onkologjiku, reagon ministrja e Shëndetësisë: Neveri! Të gjithë të përfshirët në dosje janë shkarkuar

Skandali te Onkologjiku, reagon ministrja e Shëndetësisë: Neveri!

Një hetim i nisur për abuzimin me barnat spitalore zbuloi një skemë të krijuar nga mjekë, funksionarë dhe specialistë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për transferimin e pacientëve me tumor drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. 

Duke folur për mediat, ajo tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar.

“Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të jenë më pjesë e jona, si nga ana penale, si administrative, si morale.

Kjo histori duhet të marrë fund. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin Onkologjik. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Të fundit