Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali tek Onkologjiku, Koçiu "lan duart": Përgjegjësit për këtë rast kanë emra dhe fytyrë

Skandali tek Onkologjiku, Koçiu "lan duart":

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në një interpelancë në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut tha se përgjegjësit për këtë rast kanë emra dhe fytyrë, ndërsa shtoi se qeveria reagoi siç duhej.

Dua të sjell reagimin e qeverisë, dhe të kryeministrit, që tregoi dhe reagimin, me devizën punë dhe nder. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive, apo që t’i shmangemi atyre. Kjo gjë ka ndodhur me të shkuarën. Kjo ndodhi me një grup individësh që abuzuan tek Onkologji.

Faji ka emër dhe fytyrë. Mjekët e punësuar në sektorin publik apo punojnë në klinika private, duhet të marrin autorizim apo leje nga titullari ku punojnë.

Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë në të njëjtën klinikë private që ka hapur, dhe që i ndjek në shtet. Kjo është praktikë e toleruar përgjatë këtyre viteve. Masat disiplinore do të ashpërsohen edhe më tej.Rasti i Onkologjikut nuk mundet që të mohojë gjërat e mira që janë kryer në QSUT.”, tha ajo.

Të fundit