
Flash News
Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
Përgjimet e Ndragheta-s, reagon ambasadori italian në Tiranë: Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit e korrupsionit
Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: Nëntë viktima, mes tyre edhe një 29-vjeçar; Mbi 500 raste të reja
Moderna: Vaksina funksionon edhe kundër varianteve të reja të Covid-19
Skeda e pasurisë së deklaruar, Gent Cakaj me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet

Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.
Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë më 6 korrik 1990 dhe është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Cakaj mban pesë diplomime në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike.
Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.
Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.
Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.
Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve. Reporter.al
Ditari politik





Të fundit

25 Prilli/ Kadilli: Ka parehati brenda opozitës, ku duhet të kandidojë Berisha
25 Janar 2021, 23:11




Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
25 Janar 2021, 22:19

Kënga për Erdoganin, Jazexhi: Porosi e Ramës, jemi popull servil
25 Janar 2021, 21:53

E çajmë rrugën e historisë me … gërrnetë
25 Janar 2021, 21:33

Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
25 Janar 2021, 20:56
Para se të flisni me dikë, merrni parasysh çfarë shenje horoskopi ka
25 Janar 2021, 20:47


Përse Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani
25 Janar 2021, 19:59


Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi
25 Janar 2021, 19:12
Qëllohet me pesë plumba i riu shqiptar në Greqi, detajet e para
25 Janar 2021, 18:53

Borrell: Bashkëpunimi mes BE dhe SHBA do të sjellë rezultate në Ballkan
25 Janar 2021, 18:35
