Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S'merr dot një portokall", Luljeta Bozo: Pensionet janë qesharake. Pensionistët vdesin për bukë, po mos kenë fëmijët

"S'merr dot një portokall", Luljeta Bozo: Pensionet

Luljeta Bozo, e cila mori mandatin e deputeti nga zgjedhjet e 25 prillit, ka treguar se cilat problematika do të ngrejë në parlament që zëri i saj të dëgjohet dhe qeveria të veprojë.

Ajo tha se do kontribuojë më shumë në fushën e ndërtimit, arsimit dhe kërkimit shkencor, pasi këto fusha janë specialiteti i saj, por shtoi se do ngrejë zërin edhe për ata mbi 500 mijë pensionistë të cilët sipas saj, marrin një pension qesharak dhe nuk iu del për asgjë.

"Unë do flas për fushën ku jam e specializuar të flasë, se nuk mund të flas për çdo gjë. Fusha e ndëtimit dhe arsimit e kërkimit shkencor dhe një problematikë që më ka dalë nga takimet e shumta. Se më pyesin zyrën e kam në rrugë, se bëj 5-10 km dhe takoj njerëz që më qajnë hallin. Nga hallet e shumta të njerëzve, që nuk hezitojnë të më thonë, është problemi i pensionistëve, është një problem shumë akut, se janë mbi 500 mijë pensionistë. Janë shumë aktivë, janë të parët që shkojnë në votime, janë njerëz që janë mësur me punë dhe përgjegjësi. Ata kanë punuar një jetë të tërë, kanë punuar me kaq devotshmëri dhe kanë shkrirë të gjithë, energjinë, shpirtin, rininë e tyre për të ndërtuar një Shqipëri që mendonin se duhet të ishtë një Shqipëri e bukur dhe tani kur dalin në pension, dalin me një pension që po të mos kenë ndihmën dhe mbështetjen e fëmijëve ata vdesin për bukë. Kjo nuk lejohet. Ne duhet të bëjmë diçka, do ta gjejmë një mënyrë, jo për të gjithë, por këta që janë me pension 100 mijë lek të vjetra, 120, 130 mijë lekë nuk iu del as për ujin, energjinë elektrike dhe ilaçet. Mua më dhimbsen, shkojnë atje te dyqani, shikojnë, iu hahet një kokërr portokalli, por se merr dot. Gjynah! Ke punuar një jetë të tërë dhe të privohesh për diçka të vogël. Këtë problem do ta ngre se s'bën." tha Luljeta Bozo në "Abc".

Të fundit