Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S’mund të presim të zgjidhet sherri mes komshinjve”/ Paralajmërohet ndarja, sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe MV

“S’mund të presim të zgjidhet sherri mes

Kryeministri Edi Rama foli sot për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Ai tha se 67 % e qytetarëve kanë votuar pro në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Rama shtoi se do të dëgjojë zërin e qytetarëve nëse Këshilli Evropian nuk do të hap dhe këtë vit negociatat me Shqipërinë.

Teksa foli për ndryshimin e krusit, kryeministri tha se Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhet “sherr” mes dy komshinjve.

“Po, absolutisht. Mos më pyesni mua atë që janë shprehur qytetarët.  Ne do të presim vendimarrjen e Këshillit Evriopian dhe shumë njerëz shpresojnë se këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur me vite më përpara. Shumë njerëz mendojnë se Bullgaria do ta heqë veton, unë nuk jam shumë optimist, por kjo nuk ka shumë rëndësi.

 Data dhe ora se kur ne hymë në x derë të labirintit të integrimit e kanë në dorë ata dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet, se na gënjyen disa herë. Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë komplet kursin. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj për tu ulur në tryezën e Konferencës”, tha Rama.

Kujtojmë që procesi i anëtarësimit të dy vendeve po zhvillohet paralelisht. Vetoja bullgare është kthyer në problem për të dyja shtetet. Nisur nga kjo, jo pak herë, Rama ka kritikuar BE-në për mosgjetjen e gjuhës së përbashkët.

Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të problemeve që lidhen me gjuhën e historinë e të dyja vendeve.

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, duke konfirmuar se vetoja do të qëndrojë. Pak kohë më parë, ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov tha se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nëse i ka përmbushur ose jo kushtet për çeljen e negociatave.

Ndërsa Komisioni Europian në një reagim në fillim të këtij viti tha: “Çështjet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare dhe nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit. Ne vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull”.

 

Të fundit