Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
S’ndalen ikjet nga PS, tjetër deputet konfirmon largimin: Dua t’i hap rrugë të rinjve, do fokusohem te familja
Nuk ndalen largimet nga PS.
Një tjetër deputet socialist ka vendosur të largohet nga PS dhe nga politika disa javë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Deputeti Sadi Vorpsi ka konfirmuar largimin, ndërsa në një status në facebook, shkruan se këtë vendim e ka marrë me qëllim që t’i kalojë stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja .
“Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.
Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
Kam shijuar çdo moment përfaqësimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.
Juaji gjithmonë, Sadi”, shkruan Vorpsi.
Më herët, largimin e kanë konfirmuar edhe deputetët Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj.