Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët hyjnë në garën e 14 majit me shumicën e kryebashkiakëve ‘të vjetër’

Socialistët hyjnë në garën e 14 majit me shumicën e

Partia Socialiste ka vendosur që më 14 maj, në zgjedhjet vendore, të garojë me një pjesë të kandidatëve që tashmë janë në krye të disa bashkive të vendit.

Këtë e konfirmoi sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, në një intervistë për Tv Klan.

Gjiknuri u shpreh se një pjesë e kandidatëve do të rikonfirmohen, pro do të ketë edhe emra të rinj në listë.

“Një pjesë do të rikonifrmohen, por patjetër do të ketë dhe kandidatë të rinj. Do të shikohet si kanë punuar, oponionin që ka partia, opinionin që kanë qytetarët. Ne do të hapim një proces konsultues në periudhën Janar-Shkurt”, tha Gjinkuri.

Sipas tij, forma më e konsoliduar e socialistëve për të thithur mendimin e publikut, janë sondazhet.

“Modeli më i mirë për paraqitjen e kandidatëve që përveç një figure partiake, duhet dhe një figurë që rrezaton përtej elektoratit tradicional me qëllim që bashkia të fitohet, sidomos në bashkitë që mund të kenë gara të forta”, shtoi soicialisti.

Të fundit