Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët i ‘zë syri i keq”/ Pas Sulit dhe Duros, kryebashkiaku i Matit bën gafën e radhës

Socialistët i ‘zë syri i keq”/ Pas Sulit dhe Duros,

Partia Socialiste e ka nisur këtë fushatë elektorale vetëm duke sharë dhe ulur kundërshtarin. Në momentet për të ngritur veten dhe udhëheqësin e tyre, Edi Ramën në piedestal, gafat e bëra nga kandidatët kanë qenë të shpeshta.

Pas kryebashkiakut aktual të Kamzës Rakip Suli, sot ishte dita e kryebashkiakut të Matit Agron Malajt që të linte ‘gjurmët e tij’ në këtë fushatë.

Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme gjatë takimit elektoral të drejtuar nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

Malaj tha se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli.

Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

Çudira kemi dëgjuar gjatë kësaj fushate elektorale pafund nga ana e Partisë Socialiste.

Kryebashkiaku i Kamëz, Rakip Suli teksa ka zhvilluar një takim ditën e djeshme në Kamëz në praninë e Edi Ramës është ngatërruar teksa fliste para mbështetësve të tij.

Sula u ka kërkuar mandatin e dytë mbështetasve, teksa ka thënë se Kamza është e dyta pas Tiranës dhe Durrësit për bursat që jep për nxënësit. Domethënë sipas Sulit, Tirana dhe Durrësi janë një bashki, që Kamza rezulton Bashkia e dytë.

Dhe ne pas Tiranës dhe Durrësit, jemi bashkia e dytë në Shqipëri që paguajmë bursa për nxënës ekselentë. Nga klasa e gjashtë në të nëntën, 270 dollarë në vit. Nga 10-12 450 dollarë në vit. Por nëse e implementoj kryeministri Edi Rama, se e harrova, prej dy vitesh kemi nxënës ekselente që kontribuojnë në Bashkinë Kamëz”, ka thënë Suli.

Socialistët i ‘zë syri i keq”/ Pas Sulit dhe Duros,
Rakip Suli ne takimin e Kamzes

Mirëpo deklarata e kandidatit të Partisë Socialiste në Patos, Fation Duros, është e paparë.

Teksa po mbante fjalën, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”. Madje theksoi Fation Duro, “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”

Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

@politiko.al Fation Duraj, kandidati i PS për bashkinë Patos gjatë një prej takimeve të me banorët e zonës ka bërë gafën e rradhës duke thënë se fokusi i tij për 4 vitet e ardhshme do jntë fëmijët, djemtë e vajzat që tashmë janë në pension. #patos #kandidat #partiasocialiste #video #vv #viral #viralvideo #rama #mekje ♬ original sound - Politiko

 

 

Të fundit