Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialisti flet me rezerva për tenderat: Financat publike si torta e Pavarësisë, ai që ka duar të gjata, merr më shumë

Socialisti flet me rezerva për tenderat: Financat publike si torta e

Deputeti socialist Petro Koçi, megjithëse i dha votën pro ligjin për prokurimet publike, ka pasur kritika të forta.

Nga Kuvendi, Koçi tha se financat publike në Shqipëri nuk konsiderohen sit ë shenjta, por shihen si torta e Pavarësisë së 100-vjetorit, ku ai që ka duart më të mëdha dhe gojën më të madhe, merr më shumë pjesë.

Koçi kërkoi rishikimin e ligjit duke filluar nga ‘loja’ e kompanive e kompanive me prokurimet e deri te fakti që të njëjtat kompani fitojnë më shumë se një herë tendera.

“Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100-vjetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe. Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun. Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ia kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri. Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin. Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi. Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.

Të fundit