Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialisti ndryshe nga Rama: Nga sot, president mund të zgjidhet edhe një deputet i PS

Socialisti ndryshe nga Rama: Nga sot, president mund të zgjidhet edhe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se kandidati për president të republikës nuk do të jetë në radhët e grupit parlamentar të PS.

Por, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se në këtë fazë të procesit, Presidenti i ri mund të gjendet edhe brenda radhëve të grupit parlamentar socialist.

I ftuar në Report tv, Pëllumbi thotë se kushti i vendosur nga Rama u vendos sepse opozita ishte pjesë e tryezës së diskutimit, por tani që PD i ka djegur tre raundet, mazhorancës i lind e drejta të vendosë më kusht që të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Ajo që do të ndodhë është që ne do t’i rikthehemi procesit që nisëm. Pra ne e nisëm duke mbledhur emra nga Grupi Parlamentar dhe qytetarët përmes adresës elektronike. Ne do të fillojmë prapë procesin brenda vetes tonë për të gjetur emrat konkretë. Sigurisht që pjesa më e rëndësishme do të zhvillohet në Grupin Socialist Parlamentar.

Me siguri do të kemi një mbledhje Kryesie të PS dhe më pas Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për raundin e radhës. Secili nga ne është i lirë për të diskutuar dhe propozuar në Grup dhe në Kryesi që do të japë edhe verdiktin final.

Brenda deputetëve socialistë ka pasur qëndrime të ndryshme sa i përket kushtit që kandidati nuk duhet të jetë një nga deputetët. Ky kusht u vendos meqenëse u ftua opozita në bashkëbisedim dhe nuk donim që të paragjykohej mazhoranca sikur do të zgjidhte një nga deputetët. Mendoj që tani çdo mundësi hapet. Megjithatë opozita mund të propozojë ende edhe në raundin e katërt, mjafton ta propozojnë 20 firma deputetësh”,  tha Arben Pëllumbi.

Të fundit