
Flash News
Info migrants: Italia transferon 26 persona të tjerë në qendrat e paraburgimit në Shqipëri
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Sondazhi i “BIRN” për 14 majin, Rama rrezikon të humbasë Bashkinë e Malësisë së Madhe
Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mundësinë të zgjedhin për kryetar bashkie mes kryetarit aktual, Tonin Marinaj dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Isa Ramaj. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin mes 20 partive të ndryshme për postet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Këshilli në këtë bashki ka 31 anëtarë. Në listat shumëemërore të partive garuese për Këshill Bashkiak gjenden 668 kandidatë.
Këshillat bashkiake në zgjedhjet për pushtetin vendor zgjidhen sipas listave të mbyllura. Në rast se një qytetar voton një parti të caktuar, personi i parë i listës së kësaj partie ka shanse për të hyrë në këshill.
Malësia e Madhe përbëhet nga njësitë administrative Koplik, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendrër dhe Shkrel. Ajo shtrihet në 951 kilometra katrore dhe ka 56 fshatra dhe dy qytete. Ajo shtrihet nga brigjet e liqenit të Shkodrës deri në Vermosh përgjatë kufirit me Malin e Zi.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 45% në vitin 2015, gjë që duket se reflekton shkallën e lartë të emigrimit të zonës.
Në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, kandidatët e së djathtës kanë pasur avantazh të konsiderueshëm kundrejt të majtës në komunat e kësaj bashkie. Kjo ndryshoi në vitin 2015, kur Partia Socialiste e mori bashkinë përmes Tonin Marinajt, një biznesmen dhe zyrtar publik. Marinaj arriti të mposhtë demokratët në një zonë tradicionalisht anti-socialiste duke fituar mbi 10 mijë vota, vota të fituara ndërsa socialistët ishin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. LSI, e cila sot garon në aleancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kishte në atë kohë 15% të votave. Marinaj mbajti mandatin në zgjedhjet pa garë të vitit 2019 kur mori rreth 8 mijë vota.
Koalicioni Bashkë Fitojmë garon me Isa Ramajn, i cili ka qenë më herët kryetar komune si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.
Nëse zgjedhjet e vitit 2021 mund të shërbejnë si tregues, atëherë gara duket se është e ngushtë. Në këto zgjedhje parlamentare, PS mori 41% të votave ndërsa PD mori 44%. Por Partia Socialdemokrate, e cila është në aleancë jorformale me socialistët dhe drejtohet nga Tom Doshi, mori në territorin e kësaj bashkie afro 1500 vota ose 9%. Rrjedhimisht rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka gjasa do të varet jo vetëm nga preferencat e votuesve tradicionalë të së majtës dhe së djathtës, por edhe nga shkalla e angazhimit të makinerive politike në këto zgjedhje. Në total, PS dhe PSD kanë marrë bashkë rreth 300 vota më shumë se sa PD dhe LSI.
Bashkia e Malësisë së Madhe ka 340 punonjës. Buxheti i bashkisë për vitin 2022 ka qenë 78 milionë lekë të ardhura dhe 639 milionë lekë shpenzime./BIRN
Të fundit


Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43








PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Fierit
28 Maj 2025, 20:52


Qeveria, 5 milionë euro për të ndërtuar hotel luksoz qensh
28 Maj 2025, 20:01









Tragjedi në Ishujt Kanarie/ Përmbyset varka me emigrantë, gjashtë të vdekur
28 Maj 2025, 17:26
17 fëmijë me salmonelë në Gramsh, AKU publikon rezultatin e analizave
28 Maj 2025, 17:12
Zhdukur prej dy ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali, çfarë dyshohet
28 Maj 2025, 17:03


SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH, do të kushtojë 430 milionë lekë
28 Maj 2025, 16:33
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
28 Maj 2025, 16:18
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu
28 Maj 2025, 16:14



Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi
28 Maj 2025, 15:09
Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes!
28 Maj 2025, 15:00


Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet
28 Maj 2025, 14:37

Ramës nuk ka kush t’i shkruaj
28 Maj 2025, 14:19


Ekspertët paralajmërojnë: I nxehti këtë verë pritet të thyejë rekordet
28 Maj 2025, 13:47
Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shtytjen e së shoqes ndaj Macron
28 Maj 2025, 13:30
Lamine Yamal nënshkruan me Barcelonën deri në vitin 2031
28 Maj 2025, 13:22

SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj
28 Maj 2025, 12:59
Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Asgjësimi i Edi Ramës
28 Maj 2025, 12:49
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
28 Maj 2025, 12:43



Urim apo lajmërim?
28 Maj 2025, 12:21
Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kazakistani
28 Maj 2025, 12:10
BE kërkon formimin e Qeverisë së Kosovës: Kemi nevojë për një partner
28 Maj 2025, 11:55


Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
28 Maj 2025, 11:22
I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel
28 Maj 2025, 11:12

Shqiptarët 'të çmendur' pas makinave të luksit
28 Maj 2025, 10:51
Trump: Putini po luan me zjarrin pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
28 Maj 2025, 10:46



Në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në Belgjikë Gertin Aliu
28 Maj 2025, 09:46

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet një grua
28 Maj 2025, 09:23
Katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin
28 Maj 2025, 09:14
Tre të akuzuarit për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg
28 Maj 2025, 09:05

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
28 Maj 2025, 08:48
Fondet për ndihmën ekonomike në raport me PBB, në trend rënës
28 Maj 2025, 08:30
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
28 Maj 2025, 08:19
Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta gjatë ditës
28 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Maj 2025, 07:50







Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë drejt Prishtinës dhe Tiranës
27 Maj 2025, 20:59


PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20
