Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sot fajëson BE-në, si i mbajti peng Rama negociatat në 2013-ën me tre ligje

Sot fajëson BE-në, si i mbajti peng Rama negociatat në

Nga Brukseli, kryeministri Rama premtoi se do të punojë fort për të ngritur një Shqipëri të fortë dhe evropiane, kur Bashkimi Evropian pritet t’i japë një shtysë hapave drejt integrimit me mbajtjen sot të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Por integrimi evropian, të cilit sot Rama i bën kaq shumë bujë, vite më parë është mbajtur peng nga vetë kryeministrit që nga viti 2013. Rama në kohën ku ishte në opozitë nuk pranoi të votonte për gati 2 vite me radhë tre ligje të integrimit, të cilat ishin kërkuar edhe nga vetë Komisioni Evropian.

Pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët dhe brenda Shqipërisë, Rama e mbajti peng dhënien e statusit kandidat për BE. Tre ligjet që ishin vënë kusht nga Evropa për integrimin e vendit, refuzoheshin nga socialistët të cilët kishin si kusht Qarkun e Fierit, ku sipas Ramës, opozitës i mohohej e drejta e fituar me votë.

Kur Rama erdhi në pushtet garantoi se Shqipëria do të çelte negociatat me BE-në që në vitin e parë të qeverisjes nga socialistët. Gjë që nuk ndodhi. Pavarësisht se kryeministri e faktoi shumë herë në Tëitter çeljen e negociatave me BE-në, deklaratat e tij sot kanë mbetur vetëm në rrjete sociale.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëntor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit se shumica parlamentare gjermane ishte kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar 7 kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Asokohe, Rama e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësishëm.

Kur negociatat nuk u hapën sërish, Rama filloi t’i adresohej Brukselit me një gjuhë të ashpër, duke theksuar se shkak për bllokimin e negociatave të Shqipërisë janë problemet e brendshme në BE.

Megjithatë, vlen të përmenden edhe raportet ndërkombëtare të cilat jo rrallë herë e kanë pozicionuar Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, e renditur në ‘ajkën’ e trafikantëve të drogës, me nivel të lartë korrupsioni në shkallët e qeverisjes, mungesë të lirisë së shtypit, fakte të cilat Rama i mohon vazhdimisht në daljet publike.

Referuar BW

Të fundit