Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Sot mbërrijnë dozat e para nga Pfizer’, Rama: Kemi një spostim në kohë

‘Sot mbërrijnë dozat e para nga Pfizer’, Rama: Kemi

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me drejtuesit politik në qarqe. Në një prononcim për gazetarët Rama tha se sot pritet të mbërrijnë dozat e vaksinave që ishin parashikuar të vinin në javën e tretë të janarit, por më pak se ato që kanë ardhur me herët.

Kryeministri tha se vaksinimi do vijojë me bluzat e bardha dhe pastaj me të moshuarit. Gjithashtu shtoi se Shqipëria është shumë pranë një marrëveshjeje me AstraZenecën.

“Jam fatmirësisht në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk kemi nevojë për mekanizma të BE. Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të COVAX që dhe aty problemi është i jashtëzakonshme. Kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe. Ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë pasi dozat e para të Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe vazhdojnë me faza.

Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me AstraZenecën dhe vazhdojnë kontaktet tona me tre shtete që jemi në rrugë të mbarë. Mund ta them që skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma pavarësisht këtyre vonesave që nuk kanë të bëjnë me ndonjë gabim nga ne. Do vazhdojmë ne mjekët dhe infermierët sepse ata kanë radhën të parët. Pastaj me të moshuarit. Nuk e kam të saktë sa doza mbërrijnë sot por e sigurt është që ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë. Sot vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për partinë e parë por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë dhe pastaj me të tjerët”, tha Rama

Të fundit