
Flash News
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama: Ka flamur shqiptar, është e Behgjet Pacollit
Sot mbërrijnë më shumë se 8 mijë vaksina anti-Covid, Manastirliu: Deri më tani rreth 5 mijë të imunizuar

Sot në vendin tonë do të mbërrojnë 8190 vaksina anti-Covid. Kështu bëri me dije ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend. Ajo shtoi se dozat do të vijnë nga Pfizer, nga kompania që deri më tani janë marrë 8 mijë vaksina.
Sipas ministres, mbi 4600 infermierë dhe 400 të moshuar kanë marrë tashmë vaksinën kundër koronavirusit.
“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.
Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm", tha Manastirliu.
Në vendin tonë fushata e vaksinimit është shtrirë në disa qytete. Ajo nisi në Tiranë më 11 janar dhe është zgjeruar në Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Fier. Pas bluzave të bardha dje ka nisur edhe marrja e dozës ssë parë nga të moshuarit mbi 80 vjeç.
Që në krye të herës, ministrja Manastirliu njoftoi se plani i vaksinimit do të nisë me mjekët dhe infermierët e pastaj do të zhvillohet paralelisht me të moshuarit.
Ditari politik





Të fundit





Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë taksapaguesve 138 milionë euro
5 Mars 2021, 19:03




Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën
5 Mars 2021, 18:19

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit
5 Mars 2021, 18:12

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda
5 Mars 2021, 17:47



Rikthehen "Rebelde", dy këngët e para të koncertit virtual
5 Mars 2021, 16:56


Grenell-BE-së: Lerini fjalët e filloni dhënien e vizave për Kosovën
5 Mars 2021, 16:17
Garo takon Berishën pas Bashës për të marrë bekimin si deputete në Durrës
5 Mars 2021, 15:48
