Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sot priten mbi 14 mijë doza nga Pfizer, sa persona janë vaksinuar deri më tani

Sot priten mbi 14 mijë doza nga Pfizer, sa persona janë vaksinuar deri
Foto ilustruese

Deri më sot në vendin tonë janë kryer 716,616 vaksinime, ndërsa  243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shton se vaksinat e mbërritura dje në Shqipëri po shpërndahen në të gjithë vendin.

Kujtojmë që pas një mungese disa ditore të vaksinave kineze, një ditë më parë erdhi një sasi prej 60 mijë doza Sinovac. Ndërkohë sot priten 14,040 vaksina nga Pfizer. MSH ka njoftuar se brenda muajit maj dhe në fillim të qershorit është parashikuar të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca.

Qeveria synon të realizojë 1 milion vaksinime brenda qershorit. Procesi i imunizimit ka nisur në javën e dytë të janarit. Aktualisht po vijon vaksinimi masiv i personave mbi 60-vjeç.

Të fundit