Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dalin rezultatet/ Sot protesta e maturantëve, reagon Kushi: Teza e biologjisë nuk kishte gabime

Dalin rezultatet/ Sot protesta e maturantëve, reagon Kushi: Teza e

Pak para se të nisë protesta e paralajmëruar e maturantëve ka reaguar ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit thotë se teza e biologjisë është vlerësuar dhe nuk janë konstatuar gabime.

Ndërkohë që maturantët thonë se pyetjet nuk kishin lidhje me njohuritë e marra dhe se kjo do t’i penalizojë ata për të fituar të drejtën e studimeve të larta, kryesisht në degën e mjekësisë.

Krahas reagimit, Kushi ka bërë me dije se kanë dalë edhe rezultatet e testimit për biologjinë.

“Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës”, thotë ndër të tjera Kushi.

Maturantët do të protestojnë sot në orën 10.00 para ministrisë së Arsimit.

Të fundit