Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sot vaksinohen epidemiologët/ Bino: Shumë shpejt dhe të moshuarit; Rama tregon mesazhet: Më thoshin hë si je?

Sot vaksinohen epidemiologët/ Bino: Shumë shpejt dhe të
Foto Ilustruese

Dita e dytë përfshin vaksinimin e epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ishin sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gjatë bisedës me Binon, kryeministri tha se pasi bëri vaksinën i kishin ardhur shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.  

“Si jeni? Mos u trembni Më conin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Bino tha se vaksinimi për të moshuarit do nisë menjëherë krahas mjekeve e infermierëve.

“Do bëjmë vaksinim të kombinuar”, shtoi Manastirliu.

Të fundit