Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sot votohet për shkarkimin e Metës, Hyseni prezanton raportin në Kuvend: Shkeli rëndë Kushtetutën

Sot votohet për shkarkimin e Metës, Hyseni prezanton raportin në
Alket Hyseni

Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka prezantuar sot në Kuvend raportin final për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ai e akuzoi Kreun e Shtetit për shkelje të rënda, ndërsa u shpreh se raporti përbëhet nga 98 faqe dhe 3 ankesa. Ndërkohë deputetëve iu është vënë në dispozicion një përbledhje e punës së Komisionit hetimor.

Meta akuzohet për shkelje të rënda të Kushtetuës, rreth 15 nene, gjatë detyrës së tij në krye të shtetit. Sipas Hysenit, sjellja e presidentit ka pasur ndikim jo të mirë.

“Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 ankesa. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje. Më 30.04.2021 është depozituar kërkesa e 41 deputetëve që kanë paraqitur propozimin për shkarkimin e Presidentit. Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit plotëson kriteret vendosi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti të përbërë nga 9 anëtarë”, deklaroi Hyseni.

Për shkarkimin e Metës duhet 94 vota. Më pas do jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë për shkarkimin ose jo të presidentit. Nëse ndodh, Meta është presidenti i parë i shkarkuar në historinë e Shqipërisë. Kreu i Shtetit është shprehur se nuk do ta njohë vendimin e Parlamentit, duke e cilësuar atë ilegjitim.

Të fundit