Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK e mori në hetim, vjen reagimi i parë i Ballukut

SPAK e mori në hetim, vjen reagimi i parë i Ballukut

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë në hetim nga SPAK për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera, ka reaguar në rrjete sociale.

Për të shmangur vëmendjen e mediave nga fletëthirrja e SPAK, Balluku ka publikuar një video ku shfaqet e qeshur duke udhëtuar me tren në Zvicër. 

“Me skuadrën e MIE dhe Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”- shkruan Balluku në fb. 

Kjo është një metodë e ndjekur më herët edhe nga Veliaj pas raportimeve për arrestimin e tij, por fatkeqësisht nuk shpëtoi dot nga hekurat. Mbetet për tu parë nëse edhe Balluku do të ketë të njëjtin fat.

Të fundit