Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sërish sot për t’u njohur me akuzat

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sërish sot për

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur sot për herë të dytë nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur  e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.

Balluku nuk iu përgjigj thirrjes së parë të SPAK-ut të hënën, duke e justifikuar mungesën me një vizitë zyrtare në Bukuresht. Si pasojë, prokurori Dritan Prençi ka dërguar një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e njoftuar se duhet të paraqitet të premten në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në dokumentin e dytë, prokurori paralajmëron se nëse Balluku nuk paraqitet vullnetarisht, do të ndërmerren masa për shoqërimin e saj të detyruar.

Zëvendëskryeministrja është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, në kuadër të një hetimi të gjerë mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar. Hetimi ka nisur pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të ministrisë dhe të Entit Kombëtar të Rrugëve.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar publikisht kryeministrin Edi Rama për ushtrim presioni ndaj prokurorit Dritan Prençi, i cili po heton rastin e Ballukut.

Të fundit