Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt, Zotos dhe Mërtirit

SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt, Zotos dhe Mërtirit

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka ftuar avokatët e Arben Ahmetajt për t’i komunikuar akuzat në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i inceneratorit të Elbasanit.

Gjithashtu janë thirrur edhe avokatët e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos. Në këtë dosje ish-zv.kryeministri akuzohet për veprat penale “pastrim parash”, “korrupsion” në 6 raste dhe “fshehje pasurie”.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Të fundit