Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkoi rikthimin në qeli, GJKKO lë Dakon në arrest shtëpie

SPAK kërkoi rikthimin në qeli, GJKKO lë Dakon në arrest

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, SPAK-u kërkoi kthimin në burg të Dakos.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,- thuhet në njoftim.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, në dy raste.

 

Të fundit