Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj reagon nga “arratia”: Do të dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë

SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj reagon nga “arratia”: Do

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë që kur SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për arrestimin e tij.

Për “Opinion”, Ahmetaj reagoi me një mesazh ku thoshte se do të dalë të flasë atëherë kur së pari të lexohet dosja dhe argumentet se ku ka favorizuar ai lidhur me çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj shton se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë pronar i banesës së bashkëjetueses së tij dhe se ish-zv.kryeministri s’ka pasur lidhje me procedurën.

Ahmetaj: Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.

Të fundit