Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkon arrestimin e saj, 'zhduket' Balluku, nuk paraqitet në Kuvend

SPAK kërkon arrestimin e saj, 'zhduket' Balluku, nuk paraqitet

Teksa Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kjo e fundit nuk është e pranishme.

Madje, Balluku ka refuzuar edhe të mbajë një fjalim, siç e përcakton procedura e lexuar në nisje të seancës nga kreu i kuvendit, Niko Peleshi. 

"Zonja Belinda Balluku nuk ka paraqitur kërkesë për të marrë fjalën", ka deklaruar Peleshi. 

Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të votojë të enjten (sot) mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur.

Të fundit