Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për abuzim me tendera, PS nuk e lejon, e 'rrëzon' me 82 kundër

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për abuzim me tendera, PS nuk e

PS ka rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe u mor në mbrojtje me 82 vota pro.  

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës protestuan duke qëlluar tavolinat me duar dhe bllokuar foltoren e Kuvendit. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa mbanin në duar edhe pankarta me mbishkrimin 'Dorëheqje'.

Pavarësisht protestës së opozitës, socialistët votuan projektligjet e rendit të ditës me procedurë të përshpejtuar, pa diskutime. 

Ajo që u vu re është fakti se në votim mungonin deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj. Nderkohe, pas 1 orë e 26 minutash seanca plenare në Kuvend u mbyll.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim. Megjithatë, Partia Socialiste i ka dalë në krah deputetes së saj dhe ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK, duke mbajtur qëndrimin kundër heqjes së imunitetit.

 

 

 

Të fundit