Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku flet për arritje para largimit: I lamë Shqipërisë vepra

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku flet për arritje para largimit:

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj nga SPAK, gjatë ceremonisë së prezantimit të Enea Karakaçit në krye të ministrisë që ajo drejtonte. 

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, Balluku para largimit zgjodhi të krenohet sipas asj me punët e ministrisë së Infrastrukturës.

Ajo u shpreh se është krenare për “veprat e lëna në Shqipëri”, ndërkohë që në javët e fundit një sërë rrugësh dhe aksesh kryesore u shembën duke krijuar vështirësi dhe problematika të theksuara për mijëra qytetarë.

Një prej akseve më të prekura ishte rruga Librazhd-Prrenjas, shembja e së cilës bllokoi për më shumë se 1 javë qarkullimin e automjeteve me juglindjen e vendit, ndërsa edhe sot nuk ndodhet në gjendjen më optimale për qarkullim.

 

Të fundit