Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK lejoi vizitat familjare, ja kush e vizitoi Erion Veliajn sot

SPAK lejoi vizitat familjare, ja kush e vizitoi Erion Veliajn sot

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, është lejuar sot të zhvillojë një takim me vëllain e tij, Arbër Veliaj. Ky i fundit ka qenë gjithashtu nën hetim nga SPAK, por deri më tani nuk i është caktuar asnjë masë sigurie.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Posaçme ka miratuar kërkesën për leje vizitash, duke i dhënë mundësinë familjarëve të ngushtë të takojnë Veliajn në paraburgim.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës u arrestua më 10 shkurt në zyrën e tij, si i dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në masë sigurie “detyrim paraqitje”. Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar një mekanizëm të ngritur nga Veliaj dhe persona të tjerë të përfshirë, që synonte përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës për qëllime personale dhe familjare, përmes veprimeve të kamufluara dhe të paligjshme.

Hetimet ndaj tij vijojnë, ndërsa pritet që SPAK të paraqesë prova të tjera në ditët në vijim.

Të fundit