Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SPAK ‘mbytet’ nga kryebashkiakët socialistë, “mbreti” ja hedh paq

“Shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion”, “vjedhje”, ‘abuzime me detyrën”, “afera e inceneratorit”, “ndërtime pa leje”, janë këto disa nga shkeljet që mbi dhjetëra kryebashkiakë të Ramës mbajnë mbi shpinë.
Mesa duket kryeministri e ka të pamundur të distancohet nga korrupsioni dhe inkriminimi, fenomene të cilat i ka instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së tij.
Kjo për shkak se pavarësisht se janë thirrur në SPAK disa herë, në sytë e tij është normale dhe i rimori për kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Rakip Suli bëhet i katërti kryebashkiak socialist që është nën hetim nga SPAK. Pas atij të Rrogozhinës që u vendos zyrtarisht nën hetim, mësohet se në SPAK po hetohen edhe disa padi ndaj Jorgo Goros, kryetarit të Bashkisë së Himarës, i cili në fakt nuk e fitoi dot mandatin e vijimit të detyrës, po për shkak se u arrestua kandidati që rezultoi fitues.
Hetimet në Bashkinë e Kamzës po kryhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për dy episode, shkelje e barazisë në tendera për pastrimin dhe fondet e tërmetit.
Aktualisht hetime po kryhen dhe tri bashki të tjera, të Vlorës, Rrogozhinës dhe Himarës. I Rrogozhinës ka dhe një akuzë tjetër për korrupsion në zgjedhje, ndërsa Jorgo Goro i Himarës është kallëzuar nga kryetari i votuar i të njëjtës bashki, Fredi Beleri, i cili gjendet në burg për zgjedhjet lokale.
Dhe "qershia mbi tortë" e emrave është Erion Veliaj. I përfshirë në inceneratorin e Tiranës, por ende SPAK nuk e ka thirrur edhe pse firma e tij ndodhet kudo, në çdo dokument që nga studimi i fizibilitetit, autorizimi, leja e pagesat miliona euro, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, drejt pronarëve fantazmë të inceneratorëve. Ka firmosur mijëra leje ndërtimi duke shpërfillur ligjin, planin urbanistik të kryeqytetit e trashëgiminë kulturore. Ndaj Veliajt ka padi në SPAK edhe për shembjen e Teatrit. Për të mos përmendur qindra tendera fiktivë, ose e thënë ndryshe tendera, ku ndahen paratë, që firmosen çdo ditë në tryezën e kryebashkiakut në largim.
Kaso: Kryebashkiakët e Ramës rrinë në detyrë edhe pse janë të dënuar
Ditën e sotme sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur alarmin se, si institucionet nuk i prekin njerëzit e Ramës, ndërsa kryebashkiakët e opozitës, arrestohen politikisht.
Deklarata e Kasos u bë pas vendimit të KQZ-së, për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i dënuar në Greqi, vendim të cilin nuk e kishte të deklaruar.
Partia Demokratike përsërit alarmin se kryebashkiakët e opozitës burgosen politikisht dhe ata të qeverisë, edhe pse janë dënuar e mbajnë detyrën, por thekson se ora e drejtësisë gjithmonë mbërrin.
PASQYRIMI I KRYEBASHKIAKËVE TË MAZHORANCËS
15 nëntor 2023/ Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari thërritet në SPAK
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari akuzohet se fshehu dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.
Më heret, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se klienti i tij nuk është marrë i pandehur por është për një kallëzim.
Nga ana tjetër Sollaku shtoi se mosdeklarimi i Hajdarit për dënimin në Greqi erdhi si një arsye e cila nuk kishte vlerë ligjore.
Megjithatë, dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.
Ishte koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ që kërkoi verifikimin e pastërtisë së figurës për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999.
Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar. Pas Qerim Ismailajt të Mallakastrës, ky është rasti i dytë që KQZ vendosë për vijimin e mandatit.
6 NËNTOR 2023, Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas refuzimit që i bëri thirrjes së parë.
Hetimet ndaj tij kanë nisur pas dy denoncimeve. Njëri është bërë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës në adresë të tij për korrupsion dhe për këtë çështje, SPAK ka thirrur edhe kryetarin e Këshillit Bashkiak të Kamzës, Peposhin, që po njesoj si Suli nuk u paraqit herën e parë.
Por Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij sidomos për abuzimet e dyshuara me dëmshpërblimet për tërmetin; SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë së Kamzës për disa vepra penale lidhur me këtë çështje si “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit. Deri tani nga 10 kallëzues janë thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeten këtë javë.
Banorët e Kamzës u paraqitën në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut.
2 Nëntor 2023/ SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla bashkë me tre persona të tjerë me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.
"Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës", njofton SPAK.
15 korrik 2023/ SPAK kërkon videot e skandaleve të kryebashkiakes Majlinda Bufi
Majlinda Bufi mund ti shtohet listës së kryebashkiakëve socialistë që kanë përfunduar pas hekurave.
Ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ ku kryebashkiaja e Roskovecit shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.
Në media është publikuar një dokument që mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Klodian Braho, ku kërkojnë nga televizioni ku është publikuar emisioni në fjalë, pamjet e transmetuara në 5 Maj. Një muaj më pas, në SPAK u paraqitur për të dëshmuar punonjësja e kërcënuar nga Majlinda Bufi.
Po kështu, në dokumentin e prokurorisë dërguar televizionit që mban datën 7 Korrik, kërkohen edhe pamjet e një audio-përgjimi të dytë të Bufit të publikuar më 12 Maj, ku kryebashkija i kërkon llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Madje e urdhëron të mos ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit.

Pas publikimit të videos së parë, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit. Opozita e akuzon Bufin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
02 Qershor, 2023/ Deputeti i PD, Noka në SPAK, kallëzim për 3 kryebashkiakë socialistë
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar në SPAK ku ka kallëzuar kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Krujës dhe Vorës për përdorimin e parave publike për të blerë vota.
“Isha për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash. Konkretisht bashkia Vau i Dejës u denoncua nje mega aferë në lidhje me një shifër të frikshme, njëherë 400 milionë dhe një herë 186 milionë për landfill, që ishte likujduar njëherë dhe është ripaguar prapë në kuadër të fushatës elektorale. Denoncuam kryetarët e bashkive Krujë dhe Vorë që kanë përdorur fondet e tërmetit, që është bërë legjendë tani. Si dhe kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, duke bërë pagesa edhe për persona në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne do të denoncojmë përditë blerjen dhe manipulimin e votave. Janë shumë kallëzime, do më shikoni shpesh në këto dyer për të denoncuar”, tha deputeti.
Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha për mediat pas dëshmisë në SPAK se ishte thirrur për dy çështje, atë të kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi dhe për aplikacionin Aktivisti.
“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të Aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë”, deklaroi Noka më 23 maj.
2 shkurt 2023/ Shpallet fajtor kryebashkiaku i Mallakastrës,Qerim Ismailaj
Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik.
Ismailaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
“Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës”- thuhet në njoftim.
Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.
Zyrtari akuzohet se nuk ka deklaruar një dënim penal në Greqi në vitin 2000 për akuzën e përleshjes. Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncimin nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.
Gledian Llatja është një tjetër kryebashkiak i lakuar për djegësin e Elbasanit, dosja e të cilit ndodhet në duart e prokurorëve të SPAK, por pavarësisht mungesës së një akuze zyrtare deri tani, pyetja që ngrihet është nëse do të kenë fatin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës.
Edhe Emirjana Sako e Bashkisë së Durrësit ndodhet në të njëjtën valle, atë të inceneratorëve, për pagesat e paligjshme që i janë kryer Klodian Zotos. Po ashtu, për Sakon ka akuza të forta edhe lidhur me rindërtimin, proces të cilin qeveria e ktheu në instrument politik dhe votash, teksa sot dhjetëra familje ndodhen ende pa strehë mbi kokë.
Për kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, në SPAK ka plot 7 kallëzime ndaj tij për një mori shkeljesh në ushtrimin e detyrës, që nga tenderat abuzivë e deri te punësimet në shkelje me ligjin.
Nuk mbeten jashtë rrjetës së korrupsionit edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai për të cilin SPAK ka një dosje të tërë me përgjime; ai i Matit, Agron Malaj, për tendera klienteliste; Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë Tepelenë, për dhënie leje ndërtimi në shkelje me ligjin. Po ashtu, me precedent penalë që akuzohen nga opozita dyshohet se janë edhe Kristian Shkreli, kandidat i PS për Bashkinë Vau i Dejës; Beqir Mulaj, Kandidat i PS për Bashkinë Has, për të cilët Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar hetim të thelluar nga prokuroria në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
5 DHJETOR 2022/ Si e fali SPAK kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi
Prokurorët e SPAK mbyllën hetimet për inceneratorin e Fierit, ku është marrë i pandehur ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dhe 11 persona të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Ata akuzohen për përfitimin e miliona lekëve me faturat fiktive të inceneratorit të Fierit nëpërmjet një skeme mashtrimi.
Por në përfundim të hetimit është lënë jashtë implikimi i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku u mor në pyetje nga SPAK në muajin shkurt të këtij viti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38