Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK ‘shkund’ Ballukun dhe skuadrën e saj, kontrolle në dy banesa dhe një zyrë

SPAK ‘shkund’ Ballukun dhe skuadrën e saj, kontrolle në dy

Qeveria Rama është lëkundur. Sot është bërë publike në media se numri dy i qeverisë Belinda Balluku është në hetim nga SPAK.

Mësohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres . Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale. Sipas burimeve , me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit