Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spartak Braho: Do t'i kërkoj falje Metës, nëse nuk e shkarkon Kushtetuesja

Spartak Braho: Do t'i kërkoj falje Metës, nëse nuk e

"Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon Metën si president, do t'i kërkoj falje atij" Kështu ka deklaruar deputeti Sparta Braho lidhur me nismën e mazhorancës për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Braho është anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

"Unë do t'i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do të jetë kundër vendimit të parlamentit" tha Spartak Braho në emisionin "Dekalog".

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Këtë radhë, PS pretendon se Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

Kuvendi pritet të votojë nesër për shkarkimin e kreut të shtetit, dhe mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve. Nëse Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Të fundit