Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali dhe Balla marrin detyrat e mandatit të tretë, Rama për Berishën: PD vjen në parlament me një dhëmballë të prishur

Spiropali dhe Balla marrin detyrat e mandatit të tretë, Rama për

Direkt nga Pallati i Brigadave me grupin e ri dhe të vjetër parlamentar, kryeministri Rama përmendi dhe Partinë Demokratike dhe i kërkoi deputetëve socialistë të mos kalojnë caqet e sjelljes së tyre me kundërshtarët e Partisë Demokratike.

Kryeministri po ashtu tha se "PD vjen me një dhëmballë të prishur" duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

"Fatkeqësisht PD do vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur që nuk ka kurajo të shkulë dhe vullnet ta qetësojë. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty fytyra e PD do të jetë e pabotueshme. Ne nuk duhet ta kemi për asnjë mënyrë luftën tonë me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do vlerësohemi çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD, pot do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet,” - tha Rama.

Rama i caktoi detyrat e mandatit të tretë Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës, teksa tha:

“Është koha për të falënderuar. Taulanti ka punuar me përkushtim duke drejtuar grupin me aftësi dhe këmbëngulje të spikatur. Edhe Elisa ka qenë e përkushtuar në rolin e saj aspak të lehtë dhe duke përfaqësuar qeverinë në debatet parlamentare. Bashkë me konfirmimin e tyre në detyrë."

Të fundit