Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali ‘frymëzohet’ nga Kina: Do paguajmë gratë që bëjnë punët e shtëpisë, nuk u njihet si vlerë në familje

Spiropali ‘frymëzohet’ nga Kina: Do paguajmë gratë

Ashtu si në çdo fushatë elektorale, kryefjalë e daljeve publike për politikanët janë premtimet.

Një prej tyre, ndoshta në kufijtë e imagjinatës, vjen nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5’ në Top Channel, Spiropali e inspiruar nga një lajm i ardhur nga Kina, thotë se edhe në Shqipëri, punët e shtëpisë nga gratë shtëpiake, duhet të paguhen. “Gratë bëjnë shumë punë të papaguar. Ta marrim si kasus dhe të shikojmë të paguajnë ato  gra që rrinë në shtëpi e bëjnë punë të dyfishe dhe nuk u njihet si vlerë e shtuar në familjet e tyre. Lajm i mirë që vjen nga Kina, mund ta prisnim nga Suedia apo Danimarka.

Ka disa vende, mbaj mend Venezuelë kaloi një ligj që puna e shtëpisë duhet të ishte e paguar se shërben te të ardhurat e familjes dhe duhet parë, pse jo. Ta lexojmë rastin e Kinës dhe të veprojmë”, tha ministrja, kur u pyet të komentojë një lajm i qarkulluar në media ku një grua pas divorcit, kërkon dëmshpërblim për punët e shtëpisë.

Të fundit