Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali: Nuk ka asnjë deputet 'non grata' në PS, nuk jemi zyrë biografie dhe propagande

Spiropali: Nuk ka asnjë deputet 'non grata' në PS, nuk jemi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se në PS nuk ka asnjë deputet 'non grata'.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në  MCN Tv shprehet se qeveria nuk mban qëndrime me dy standarde, ndërsa shton se çështja e përcaktimeve është bërë çështje kafeneje.

Kjo shumicë nuk ka dy standarde. Çdo vendim nga SHBA është i pakomentueshëm dhe është vendim sovran .

Nuk di të kemi një deputet që të jetë i përcaktuar. Po të ishte, qëndrimi ynë do të ishte ndryshe. Kemi mbajtur të njëjtin qëndrim.

Kemi qene koherent nuk kemi çeduar. Kjo punë nuk ka ngjyrë, vendimet e tyre nuk komentohen e jo te ngremë peticione. Ne nuk jemi zyrë biografie, as zyrë propagande. Ne mbajtëm qëndrime për ata që janë të përcaktuar. Nëse do ishte familjarisht, do të kishte qëndrim tjetër. Çështja e përcaktimeve është bërë çështje kafeneje”, tha Spiropali.

 

Të fundit